Shqipëria në Bordin e Paqes, Haxhinasto: Ftesa e Trump nuk ishte personale për Ramën
Deputeti i Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto komenton ftesën e presidentit amerikan Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, si pjesëmarrëse në Bordin e Paqes. Ai u shpreh se kjo ka ardhur si pasojë e faktit që kombi shqiptar ka treguar se është një komb që mbështet nismat paqebërëse të Shteteve të Bashkuara në rajon dhe jashtë saj. ”Shqipëria është një vend që i trajton SHBA si një aleat strategjik dhe në spektrin politik shqiptar nuk ka faktorë që janë kundër kësaj marrëdhënie. Ne pa diskutim ishim në mënyrë të vazhdueshëm mbështetës të iniciativave europiane sa i përket paqes në rajon apo përtej tij. Ftesa për Shqipërinë nuk ishte personale, nuk kishte pse kryeministri të vendoste emrin në ligj, ftesa ishte për shtetin”, tha ai.
Burimi:
kohajone.com