Shqipëria në Bordin e Paqes, fjala e plotë e Ramës përpara Trump (VIDEO)

Shqipëria në Bordin e Paqes, fjala e plotë e Ramës përpara Trump (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në takimin e parë të Bordit të Paqes. Ai ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump, që të bëhet diçka në lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë. Po kështu Rama foli edhe për angazhimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe rindërtimin e Gazës. Më poshtë fjale e plotë e kryeministrit të Shqipërisë. Faleminderit që më keni ftuar të jem pjesë e këtij rrugëtimi, z. President. Vota plotësisht e harmonizuar dypartiake që parlamenti ynë pati në mbështetje të kësaj nisme, flet vetë përsa e nderuar ndihet Shqipëria që është një prej anëtareve themeluese e kësaj organizate të re. Shumë thonë se Bordi i Paqes synon të zëvendësojë Kombet e Bashkuara...