Shqipëria me të tjera qendra emigrantësh/ Zbardhet plani i qeverisë: 195 milionë lekë shpenzime…
Shqipëria e ka gati planin kombëtar të kontigjencës për emigrantët e paligjshëm, ku parashikohen detyrat që duhet të përmbushen nga viti 2026 deri 2028. Nëse lëvizjet migratore do të jenë normale, autoritetet kanë në dispozicion një vlerë indikative prej 195 milionë lekësh. Por nëse situata ndryshon dhe kalohet në skenarin e kuq, pra në krizë emigrantësh, kostoja shkon në 708 milionë lekë. Në këtë strategji përfshihet hapja e qendrave të reja pritëse në rast emergjence të migracionit të parregullt. Megjithatë, pranohet një trend në ulje i kalimeve të paligjshme të kufirit nga viti në vit, pasi nga 178 mijë emigrantë numri ka zbritur në 63 mijë. Shumica e të huajve konstatohet se përdorën kufirin e gjelbër me Greqinë duke e parë si urë kalimi Shqipërinë,...
Burimi:
sot.com.al