“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nis marshimi masiv drejt Kryeministrisë, protestuesit: Ju erdhi fundi!

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Nis marshimi masiv drejt Kryeministrisë, protestuesit: Ju erdhi fundi!

Ka nisur marshimi masiv i qytetarëve, të cilët po lëvizin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u vendosur në protestë përpara godinës së Kryeministrisë. Turma po shtohet nga minuta në minutë, ndërsa në mbarë aksin kryesor të kryeqytetit ushtojnë thirrjet e njëzëshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë. Sot është protesta e 36-të radhazi në kryeqytet, ndërsa kërkesa e revoltës mbetet e qartë, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë e panegociueshmesipas protestuesve.