“Shqipëria e vërtetë, ka dalë në shesh”/ Koncerti në Tiranë, Boçi: Kërkon ta shfrytëzojë, si pjesë të propagandës

“Shqipëria e vërtetë, ka dalë në shesh”/ Koncerti në Tiranë, Boçi: Kërkon ta shfrytëzojë, si pjesë të propagandës

Në ditën e 40-të të protestave qytetare para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe krijimi i një qeverie teknike, vëmendja e ekzekutivit duket se është zhvendosur plotësisht drejt shfaqjeve artistike. Përballë një Shqipërie të revoltuar, qeveria rëndohet nga akuza të forta për përdorimin e fondeve publike dhe mjeteve shtetërore me qëllim krijimin e një realiteti fals. Në një intervistë televizive, nënkryetari i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka denoncuar ashpër investimin e pretenduar prej 4 milionë eurosh nga fondi rezervë i shtetit për koncertin e reperit Kanye West në Tiranë. Deputeti i opozitës e cilësoi këtë akt si një propagandë të pastër për të shitur imazhin e një vendi të lumtur që nuk ka probleme politike, por vetëm synime artistike. Akuzat shkojnë edhe më tej,...