SHPORTA ME USHQIME NEN LUPEN E QEVERISE
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në konferencë me mediat ka deklaruar se stabiliteti ekonomik në vendin tonë ka treguar se po qëndron rezistent ndaj goditjeve të brendshme dhe të jashtme. Ajo u ndal te mbledhja e Bordit të Transparencës për çmimin e naftës, duke thënë se do të monitorohen edhe çmimet e shportës me produktet bazë. Sipas saj Bordi do të funksionojë deri sa çmimet të stabilizohen. “Mekanizmi që përdoret është një formulë e bazuar në aktin normativ të 2022 kur kishim një situatë të ngjashme, që bazohet në çmimet ditore të bursës dhe përllogariten koston e karburantit dhe duke shtuar marzh për pakicën dhe shumicën. Janë marzhe minimale, jo fitimi por përballimi shpenzimesh për kompanitë. Do vijojmë të jemi në monitorim të...
Burimi:
ntv.al