Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë, arrestohet një nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shpërthimi me tritol pranë familjes Nikulaj në Lezhë, arrestohet një nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar për shpërthimin me tritol pranë familjes Nikulaj një ditë më parë. Sipas uniformave blu, është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij. Top Channel mëson u arrestua shtetasi Astrit Avdiaj, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi Ermal Zalla. “Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë. Po në vijim të...