Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Shpërthimi me tritol në Lezhë, arrestohet një person, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me shpërthimin me tritol të regjistruar paraditen e së mërkurës në Balldren të qytetit të Lezhës. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen është identifikuar dhe kapur një prej autorëve të dyshuar. I arrestuari është identifikur si 55-vjeçari me inicialet A.A. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe për kapjen e bashkëpunëtorit të të arrestuarit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk kishte të lënduar por as dëme. “Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme),...