Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri, mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit

Shpërthimi me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri, mbahet sot gjyqi për katër të arrestuarit

Sot do të mbahet gjyqi për katër të arrestuarit pas shpërthimit me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri pak ditë më parë në Shkodër. Shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, raporton korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani. Si ndodhi ngjarja Ngjarja ndodhi paraditen e 29 dhjetorit, në lagjen “Manush Alimani”, ndërsa lidhur me ngjarjen janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar si autorë të përfshirë në këtë krim: Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi. Sipas Policisë, nga provat e mbledhura dyshohet se të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe kundrejt pagesës, kanë vendosur dhe aktivizuar lëndën plasëse në panelin elektrik të pallatit ku banonte viktima. Njëri prej të arrestuarve, Gerti Bushati...