Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Shpërthimi me tritol ku humbi jetën 67 vjeçari/ Dyshohet atentat me tritol për gjakmarrje
Gazetari i Euronews, Teodor Gjerga, ka raportuar nga Shkodra detajet më të fundit nga shpërthimi në një pallat, ku një banor humbi jetën. Viktima është identifikuar si Hysni Ymeri, 67 vjeç, banor në zonën e Xhabijeve, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Gazetari tha se bëhet fjalë për një shpërthim të telekomanduar, një atentat i mirëorganizuar. Fillimisht u raportua se shpërthimi kishte ndodhur brenda boksit të shpërndarjes së energjisë elektrike, por pas ekzaminimit dhe reagimit zyrtar të OSHEE-së, e cila deklaroi se nuk ka pasur shpërthim te matësit elektrikë, hetimet janë zhvendosur drejt një atentati të mundshëm. Hysni Ymeri banonte në katin e katërt të pallatit dhe policia dyshon se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga vendosja e një lënde plasëse në katin e parë....