Shpërndanin kokainë në një lokal nate/ Prokuroria e Beratit dënon me burg pronarin, truprojën, menaxherin dhe kamarierin
Katër persona janë dënuar me burg nga Prokuroria e Beratit, pasi shpërndanin kokainë në lokalin e tyre. Sipas njoftimit të bërë nga Prokuroria u shpallën fajtor dhe dënuan katër shtetasit, E.V., K.I., K.D. dhe R.I. për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Në përfundim të hetimit dhe gjykimit të procedimin penal nr. 319 të vitit 2023, u vlerësua se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar. Hetimet nisën nga informacionet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve, në Stacionin e Policisë Dimal, se shtetasi E.V. është i implikuar në aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndës narkotike të llojit kokainë, në qytetin e Dimalit. Nga të dhënat e marra rezultoi...
Burimi:
top-channel.tv