Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon efektivin e policisë në Vlorë (EMRI)

Shpërdoroi detyrën, AMP pezullon efektivin e policisë në Vlorë (EMRI)

FOTO ILUSTRUESE VLORË- Punonjësi i Policisë së Vlorës, Xhuljano Xhaferri, është pezulluar nga detyra me vendim gjykate. Punonjësi, me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Sipas njoftimit të AMP-së, masa e sigurisë është vendosur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve procedurale në lidhje me një procedim penal të vitit 2024. Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësit...