Shpallet në kërkim pronari i Megatek, Dionis Teqja

Shpallet në kërkim pronari i Megatek, Dionis Teqja

TIRANË- Pronari i Megatek, Dionis Teqja, prej më shumë se tre javësh kërkohet nga drejtësia shqiptare përkatësisht Gjykata e Tiranës. Shkak është mosgjetja e tij për të firmosur fletëthirrjen ndaj tij. Një proces civil mes aksionerëve të një prej kompanive ku Teqja është aksioner, ka bërë që ai të njoftohet me një shpallje publike. Sipas argumentimit të gjykatës, siguruar nga Weblajm, mosparaqitja e tij në seancë dhe pamundësia e njoftimit me postë e kanë detyruar gjykatën të bëjë shpallje publike.  Teqja është paditur nga një prej ortakëve të tij në kompaninë postare TNT Express Albania” sh.p.k. Sipas të dhënave zyrtare, çështja civile mban numrin 1234 dhe daton më 10 dhjetor 2025. Paditës është Thanas Hyseni, ndërsa të paditur rezultojnë Ferdinand Haxhiaj, Dionis Teqja, shoqëria “RADMAIL” sh.p.k....