“Shoqëria po bëhet apolitike me qëllim”/ Editoriali i Grida Dumës në “Për’flasim”: Gjumi apatik shqiptar, ka rënë besa e fjalës

“Shoqëria po bëhet apolitike me qëllim”/ Editoriali i Grida Dumës në “Për’flasim”: Gjumi apatik shqiptar, ka rënë besa e fjalës

Moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, në podkastin e saj foli në rubrikën “Për’flasim”, për interesin e shqiptarëve në politikë. Ajo u shpreh se populli shqiptar po bëhet apolitik me qëllim, ku sipas saj kjo kuptohet vetëm me pak pyetje që mund t’u bëhet njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u intereson më politika. Duma, teksa sqaroi dhe analizoi me detaje këtë situatë tregoi se kjo gjë është strategjike, pasi ata nuk kanë më besim tek sistemi politik në vendin tonë. “Shoqëria po bëhet apolitike me qëllim diabolik. Është djallëzore kjo që po bëjnë. Të gjithë ata që munden ta bëjnë dhe të influencojnë, që njerëzit t’i largojnë nga vëmendja ndaj politikës. Po e përç֛mojnë njerëzit. Shqiptarët po e përçmojnë politikën shqiptare dhe nga kjo...