Shoqata e Transportit: Kërkojmë subvencione nga qeveria që mos të rrisin çmimin e biletës
Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe ajo e Transportit Urban dhe Interurban kanë reaguar për rritjen e çmimit të karburantit, i cili ka shkuar në 217 lekë për litër. Sipas tyre, kjo rritje e shpejtë që nga 28 shkurti, pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ka rritur kostot e tyre të punës. Shoqatat u kërkojnë institucioneve të marrin masa, si heqja e TVSH-së për transportin publik, ulja e taksave mbi karburantin dhe dhënia e subvencioneve. Reagimi i plotë: Shoqatat, vlerësojnë të nevojshme të informojnë opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse mbi situatën aktuale të sektorit të transportit publik, e cila po ndikohet ndjeshëm nga rritja e vazhdueshme e çmimit të karburantit dhe ndikimi i drejtpërdrejtë i saj në kostot e operimit. Transporti publik, si...
Burimi:
kohajone.com