Shoferi i dehur tenton të korruptojë policin me 1 mijë lekë, përfundon me pranga
Një shofer që drejtonte automjetin në gjendje të dehur është ndaluar nga policia në Durrës. Shërbimet e policisë , gjatë monitorimeve të qarkullimit për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në rrugën “Vllazërimi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. S. Drejtuesi i automjetit, në momentin e ndalimit, ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke u ofruar 1 mijë lekë, me qëllim shmangien e testit të alkoolit. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l. Në përfundim të veprimeve të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. S., 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit...
Burimi:
top-channel.tv