Shoferi i dehur përplaset me pemën, humb jetën pasagjeri 21-vjeçar në Elbasan
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi R. R., 26 vjeç u arrestua pasi teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë anësore dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi N. U., 21 vjeç i cili ishte pasagjer në automjet. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi mëngjesin e sotëm, në rrugën “Janaq Kilica”, automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë anësore. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri në këtë automjet,...
Burimi:
top-channel.tv