“Shmangini udhëtimet jo të domosdoshme në Lindjen e Mesme”, Ministria e Jashtme paralajmëron shqiptarët
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm në rajonin e Lindjes së Mesme, pas përshkallëzimit të situatës dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve.Në mënyrë të veçantë, udhëtimet për arsye turistike në këtë rajon duhet të shtyhen deri në një njoftim të dytë.“Lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, përsërisim thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë”, citohet deklarata e MEPJ.Ministria informon...
Burimi:
sarandanews.com