Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar. Burime nga policia thonë se dyshohet të jetë e qëllimshme. Sipas burimeve, mësohet se një person është konstatuar në afërsi të rrugës ku ka rënë edhe zjarri në mjet dhe nga policia po punohet për identifikimin e këtij të fundit. Vijojnë hetimet nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave. Top Channel