Shkrirja e Gjykatave të Apelit në rrethe, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve
Dhoma e Avokatisë Shkodër dorëzon në Kuvend shqetësimin për hartën e gjyqësore që shkriu gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë. Në shkresën që gazetarja e Top Channel Anila Hoxha disponon thuhet se centralizimi i gjykatave të Apelit ka prodhuar një akumulim të çështjeve, duke e zhvendosur sistemin nga parimi i shpërndarjes së balancuar drejt një modeli përqendrimi që rezulton i paqëndrueshëm në terma afatgjatë. Sipas Dhomës së Avokatisë Shkodër, zvarritja e shqyrtimit të çështjeve, shtimi i stokut të dosjeve dhe vonesat në shpalljen e vendimeve krijojnë jo vetëm pasiguri juridike për palët, por edhe pasoja ekonomike e sociale që shtrihen përtej interesit individual. Shkresa e plotë: Dhoma Vendore e Avokatisë Shkodër, në ushtrim të rolit të saj institucional si garantuese e mbrojtjes...
Burimi:
top-channel.tv