Shkelet armëpushimi në Liban, sulme të rënda izraelite, të paktën 13 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
Sipas autoriteteve, tetë persona, mes tyre dy gra dhe një fëmijë u vranë. Katër të tjerë humbën jetën në Zrarieh, ndërsa një viktimë u raportua Tyre. Në total, 32 persona u plagosën gjatë sulmeve. Përshkallëzimi i dhunës vjen pavarësisht një armëpushimi të zgjatur tre-javor midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah. Ky i fundit tha të shtunën se kishte shënjestruar forcat dhe mjetet ushtarake izraelite në jug të Libanit. Ushtria izraelite konfirmoi se një ushtar i saj u vra në përleshjet e fundit, duke e çuar në 17 numrin e viktimave ushtarake që nga fillimi i marsit. Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmjetësuar zgjatjen e armëpushimit pas bisedimeve mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Uashington, takime të rralla mes dy vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike....
Burimi:
top-channel.tv