Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

Shitja e Zvërnecit/ 110 mln euro të Artur Shehut të sekuestruara, avokati Cakrani: Toka u ka kaluar dy vëllezërve nga Katari

Para SPAK-ut, avokati Kujtim Cakrani deklaroi se toka që klienti i tij Artur Shehu i ka shitur dy vëllezërve sirianë me banim në Katar, është me certifikatë trashëgimie. Cakrani u shpreh se në sekuestro është vetëm llogaria bankare 110 mln euro e Shehut, të cilën do ta ankimojë. Nëse, sipas tij, do kishte pasur falsifikim, do të ishte sekuestruar edhe toka në Zvërnec. “Janë në sekuestro llogaria bankare për të cilin nuk ka marrë njoftimi, më caktoi me anë të prokurës të interesohem për çështjen e tij gjyqësore. Në kuptim të kësaj i kam kërkuar prokurorisë të më vendosë në dispozicion vendimin dhe urdhrin e sekuestros, sepse z. Shehu do e ankimojë atë dhe do vazhdojë procedurat e tij. Janë vënë në sekuestro shuma financiare,...