Shifrat tronditëse para 8 Marsit: 37 gra e vajza të vrara për 4 vite në Shqipëri
Në prag të 8 Marsit, ditës kushtuar grave, të dhënat e publikuara nga Observatori i Femicidit pranë Avokatit të Popullit hedhin dritë mbi një realitet shqetësues të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri. Sipas raportit, nga viti 2021 deri në vitin 2024 janë vrarë 37 gra dhe vajza, ndërsa 27 prej këtyre rasteve janë klasifikuar si femicide. Vetëm gjatë vitit 2024 janë analizuar 18 raste të dhunës së rëndë ndaj grave dhe vajzave. Për herë të parë, monitorimi ka përfshirë edhe tentativa vrasjeje, plagosje të rënda me dashje dhe raste të shkaktimit të vetëvrasjes. Të dhënat tregojnë se në 72% të rasteve dhuna nuk ka ndodhur papritur, pasi viktimat kishin përjetuar më herët dhunë nga autorët. Në disa raste, ato kishin kërkuar ndihmë...
Burimi:
gijotina.com