Shifrat e QKB, mbi 2 mijë biznese të reja në prill, 12% më shumë sesa në 2025
Numri i bizneseve të reja dhe aplikimeve në regjistrat e administruar nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në muajin prill 2026 u regjistruan 2009 subjekte të reja, nga 1793 që ishin regjistruar në prill 2025, duke reflektuar një rritje prej 12%. Ndërkohë, numri total i aplikimeve në regjistra arriti në 14,615, nga 13,873 aplikime në prill të vitit të kaluar, ose 5.35% më shumë. Rritja e regjistrimeve të reja është mbështetur kryesisht nga Tirana, e cila vijon të mbajë peshën kryesore të aktivitetit ekonomik me 1026 subjekte të regjistruara vetëm në një muaj. Pas saj renditen Vlora me 260 regjistrime dhe Durrësi me...
Burimi:
top-channel.tv