Shifra tronditëse: 2025, viti më fatal – 200 jetë të humbura në rrugë

Shifra tronditëse: 2025, viti më fatal – 200 jetë të humbura në rrugë

Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se tragjedia e ndodhur këtë të dielë në Durrës, nuk është një ngjarje e izoluar. Edhe pse numri i aksidenteve luhatet nga viti në vit, bilanci i viktimave mbetet i rëndë. Madje, 2025 rezulton viti më fatal i pesë viteve të fundit. Kronika në vijim na njeh me evoliumin e hartës së aksidenteve rrugore në vend. Tragjedia në Durrës, që tronditi opinionin publik, pasi dy fëmijë humbën jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, rikthen sërish vëmendjen tek një fenomen që, pavarësisht masave dhe kontrolleve, vijon të marrë jetë në rrugët shqiptare. Një analizë e statistikave të pesë viteve të fundit tregon një realitet shqetësues. Numri i aksidenteve ka njohur ulje dhe ngritje, por bilanci i viktimave mbetet alarmant,...