Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali!

Gabriel Kulla pati një sezon të shkëlqyer me Sasuolon U-20 në Primavera 1. 18-vjeçari mori së fundmi çmimin e “SportItalia”, pasi u votua si sulmuesi më i mirë i kampionatit.Lojtari i Kombëtares U-19 u kthye në bomber gjatë këtij edicioni. Talenti i lindur në Shkodër shënoi 16 gola dhe asistoi tetë të tjerë në 36 paraqitje.“Duke qenë se shokët e skuadrës më mbështesnin gjatë ndeshjeve, më ndihmoi të arrija këtë qëllim. Duhet t’i falënderoj ata. Ishte një sezon i vështirë, por ne ende përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë me mbështetjen e stafit dhe klubit”, u shpreh Kulla pas arritjes.Post navigation