Shi, dëborë, trafik e aksidente-si paraqitet situata nga moti në vend

Shi, dëborë, trafik e aksidente-si paraqitet situata nga moti në vend

pamje nga ngjarja TIRANË-Ditët e para të 2026 kanë shënuar temperatura të ulëta në gjithë vendin, me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore. Lagështira në rrugë është bërë edhe burim aksidentesht. Në Shkodër kanë nisur reshjet e dëborës, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton se në akset rrugore me prezencë dëbore dhe ngricash është shtuar patrullimi nga shërbimet e Policisë Rrugore. Policia apelon drejtuesit e automjeteve të përdorin goma dimërore ose zinxhirë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Bashkia Shkodër raporton se reshjet e shiut vazhdojnë në territorin e qytetit, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore. Në aksin Bogë–Theth, mjetet e firmës mirëmbajtëse po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse disa segmente...