Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion së bashku me shokun e tij, Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq tre persona

Shfrytëzonte bashkëjetuesen për prostitucion së bashku me shokun e tij, Prokuroria e Beratit dërgon në gjyq tre persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit me iniciale R.L. dhe E.V., të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni”, si dhe shtetasin K.D. për “Moskallëzim krimi”. Sipas prokurorisë, nga hetimet e procedimit penal nr. 256 të vitit 2025 është provuar se të pandehurit R.L. dhe E.V. kanë bashkëpunuar për shfrytëzimin e shtetases Y.Sh. për prostitucion. Nga hetimet rezulton se bashkëjetuesi i saj, R.L., ka pasur dijeni për veprimtarinë dhe ka përfituar të ardhura prej saj, ndërsa i pandehuri E.V., pronar i një lokali nate në Berat, dyshohet se ka siguruar klientë dhe ka kamufluar punësimin e saj si balerinë. Njoftimi:Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat përfundoi hetimet dhe dërgon në...