Shfrytëzonin fëmijët për të punuar dhe për të lypur në Tiranë, ekzekutohen 8 masa sigurie

Shfrytëzonin fëmijët për të punuar dhe për të lypur në Tiranë, ekzekutohen 8 masa sigurie

Tetë persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi shfrytëzonin për të punuar dhe për të lypur fëmijët e tyre të mitur. Mësohet se katër prej tyre, konkretisht shtetasit Eles Brahimaj, 41 vjeç, Rakip Sinani, 35 vjeç, Mikel Rama, 35 vjeç dhe Miklovan Gogaj, 34 vjeç, iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërsa ndaj shtetasve me iniciale L. B., 35 vjeçe, A. M., 41 vjeçe, M. S., 35 vjeçe dhe A. Sh., 35 vjeçe, Prokurorisë së Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Nga veprimet hetimore disamujore, ka rezultuar se këta shtetas, individualisht dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për të punuar kryesisht gjatë natës, si dhe për të lypur, fëmijët e tyre të moshave 9-11 vjeç, në zona të...