Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Ndalohet importi i kafshëve në Shqipëri, nuk ka kurë për sëmundjen

Shfaqet afta epizootike në Greqi/ Ndalohet importi i kafshëve në Shqipëri, nuk ka kurë për sëmundjen

Foto ilustruese TIRANË- Shqipëria ka ndaluar importin dhe tranzitimin e kafshëve nga Greqia pasi është shfaqur sëmundja e aftës epizootike. Afta epizootike cilësohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme të blegtorisë sepse ky virus nuk kurohet. Sapo konstatohen kafshë të infektuara, ato asgjësohen, sepse sëmundja përhapet në mënyrë të shpejtë tek lopët, delet, dhitë dhe derrat. Edhe pse afta epizootike ka shpërthyer në Greqi, blegtoria shqiptare është tepër e rrezikuar, sepse infeksioni transmetohet nga njerëzit dhe kafshët. Sëmundja nuk rrezikon jetën e njeriut, por për kafshët është tepër agresive sepse brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër ka fuqi të asgjësojë kafshët e fermës. Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, pjesë e listës së ndalimit të produkteve me origjinë shtazore bëjnë pjesë...