Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në tentativë vrasjeje, arrestohet autori 43-vjeçar dhe i plagosuri në…

Sherri për motive të dobëta përshkallëzohet në tentativë vrasjeje, arrestohet autori 43-vjeçar dhe i plagosuri në…

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit, pasi dyshohet se tentoi të vriste me mjet prerës një 59-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta në një lokal të qytetit. Ndërkohë, në pranga është vënë edhe i dëmtuari, i cili akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nuk pranoi të japë shpjegime për rrethanat e ngjarjes. Sipas policisë, 59-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, 43-vjeçari ka goditur me thikë shtetasin R. B., 59 vjeç. “Tentoi të vriste me mjet prerës, një 59-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lokal, identifikohet dhe kapet...