Sherri mes zyrtarëve të IKMT-së/ Klodiana Lala ndan detaje nga konflikti brenda zyrave
Gazetarja Klodiana Lala ndau disa detaje nga konflikti që ndodhi mesditën e sotme mes dy zyrtrëve të IKMT-së. E ftuar në një emision televiziv, Lala tha se ngjarja nisi pas një pretendimi për urdhër nga kryeinspektori për kontrolle në terren. Sipas gazetares, sherri shkoi deri në nxjerrjen e armës, që këtë herë nuk rezultoi në një situatë më të agravuar. “Iu jepnin ryshfet nën duar gjithë këtyre institucioneve dhe zyrtarëve të IKMT-së dhe sot u përplasën bandat brenda IKMT-së. Shkoi deri në përdorimin e armëve brenda institucionit. Se arma vërtetë nuk është shkrepur sot, por mund të shkrepet nesër. U godit ai zotëria që pretendonte që ka dalë me urdhër të kryeinspektorit për të kryer kontrollin. Në fakt është në interesin më të lartë të...
Burimi:
sot.com.al