Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit, i biri ende në kërkim

Sherri më 12 janar në një lokal në Lezhë, merr fund arratia për vëllanë e ish-deputetit, i biri ende në kërkim

11 ditë pas sherrit të ndodhur në një lokal në Lezhë, është kapur nga policia vëllai ish-deputetit Arben Noka, Gëzim Ndoka. Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë, pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë. Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka. Sherri ndodhi në një lokal në Lezhë më datë 12 janar, ku të lënduar mbetën dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal. Top Channel