SHERRI I PLOTË/ Si iu turrën Mziu, Noka& Boçi policëve, efektivi i Shqiponjave u godit me send nga protestuesi

SHERRI I PLOTË/ Si iu turrën Mziu, Noka& Boçi policëve, efektivi i Shqiponjave u godit me send nga protestuesi

Foto nga vendngjarja TIRANË- Gjatë protestës së opozitës pranë Kuvendit, janë regjistruar momente të forta tensioni mes protestuesve, deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë. Deputetët Luciano Boçi, Xhelal Mziu dhe Flamur Noka tentuan të kalojnë përmes kordonit të sigurisë për t’u afruar drejt godinës së Kuvendit, por u ndaluan nga efektivët e rendit. Në pamjet e publikuara shihet qartë Flamur Noka, Xhelal Mziu dhe Klevis Balliu teksa konfrontohen drejtpërdrejt me policët, në një situatë të tensionuar që përshkallëzohet nga debatet në shtyrje fizike. Pjesë nga debati me policinë: Boçi: Ske turp, hiqe uniformën. Si e ha bukë në darkë ti? Legena burracak. Para krimit jeni ushtarë. Merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë ju. Legena. Noka: Mos fol ti. Boçi: Kë godet ti?...