“Sherr për parkimin”! Dhunohet Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës përfundon në kirurgji
Kujtim Cakrani VLORË-Dhunohet avokati Kujtim Cakrani në Vlorë. Mësohet se avokati i kreut të Partisë së Lirisë, ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartit të kirurgjisë. Raportohet se Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti ku dhe e kanë goditur me derën e automjetit në fytyrë. Policia njofton se shkak i sherrit është bërë parkimi i automjetit të avokatit. Njoftimi i policisë: Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar. Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin...
Burimi:
zeri.ai