Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim
POLICIA E SHTETIT Policia ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar nga Memaliaj, i dyshuar për një incident të ndodhur në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj shpallën në kërkim shtetasin L. S., 38 vjeç, banues në Memaliaj. Ai dyshohet se, për motive të dobëta, i ka ndërprerë rrugën me automjet automjetit që drejtohej nga shtetasi L. M.. Pas kësaj, 38-vjeçari dyshohet se ka thyer një nga xhamat e automjetit të shtetasit L. M. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e shtetasit L. S., ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime...
Burimi:
argjiroja.net