Sherr mes nxënësve në Durrës/ Njëri prej tyre goditet me thikë në qafë, Policia në vendngjarje

Sherr mes nxënësve në Durrës/ Njëri prej tyre goditet me thikë në qafë, Policia në vendngjarje

Një sherr fizik mes nxenësve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në shkollën 9-vjeçare në Shën Vlash. Dyshohet se janë perdorur thika dhe mjete te forta. Sipas burimeve, një nga nxënësit e perfshirë në sherr ka mbetur i plagosur me thikë në qafë. I dëmtuari është dërguar me urgjence në spitalin e Durrësit. Policia ka shoqëruar disa nxënës te klasës së 9-te, të përfshirë në sherr.