Sherr mes drejtuesve të mjeteve gjatë natës në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre, arrestohet 28-vjeçari
Sot, rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Krujë, për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha, autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes. Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata. Sipas burimeve, janë pyetur nëna dhe bashkëshortja e autorit, Dhurata Ndreka dhe Gentjana Vokri. Po ashtu, është pyetur edhe Kleo Ndou, 30 vjeç, banues në Thumanë, si dhe tre shtetas të tjerë që kishin njohje me viktimën. Prokuroria dhe policia po vijojnë veprimet hetimore për veprën penale të “Vrasjes me dashje”,...
Burimi:
top-channel.tv