Shërbeu si zv.kryeministër dhe ministër Bujqësie, ndërron në moshën 79-vjeçare Zyhdi Pepa

Shërbeu si zv.kryeministër dhe ministër Bujqësie, ndërron në moshën 79-vjeçare Zyhdi Pepa

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i shpreha sot ngushëllimet familjes së shokut dhe profesorit tonë Zyhdi Pepa, i cili u nda nga jeta. Zyhdi Pepa ka përfaqësuar Partinë Socialiste si deputet në dy legjislatura, gjithashtu ka qenë Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë. U prehsh në paqe Profesor”, shkruan Balla. Zyhdi Pepa shërbeu si ministër i Bujqësisë gjatë viteve 1991–1992, në një kohë kur bujqësia përbënte një nga sektorët më të ndjeshëm dhe jetikë të ekonomisë shqiptare. Mandati i tij përkoi me proceset e para të reformimit ekonomik, privatizimit të tokës dhe...