No Image Available

Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi Shqipëria mbetet një nga vendet e rajonit ku qytetarët mbajnë barrën më të lartë financiare për shëndetësinë, pavarësisht se shpenzimet totale për këtë sektor janë pranë mesatares së Evropës Juglindore. Sipas raportit “South East Europe 2030 Strategy – State of Play in 2025”, vendi shpenzon 7.0% të PBB-së për shëndetësinë, pak më pak se mesatarja rajonale prej 7.5%, por pagesat direkte nga xhepi arrijnë në 48.3% të shpenzimeve shëndetësore, niveli më i lartë ndër ekonomitë e krahasuara. Në vitin 2023, shpenzimet aktuale për shëndetësinë në Shqipëri ishin sa 7.0% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas vlerësimeve të raportit që i referohet shifrave të OBSH-së. Kjo është pak më poshtë se mesatarja e Europës Juglindore,...