Shembet një masiv shkëmbor në aksin Burrel-Klos, vështirësi në qarkullim
Një masiv i madh shkëmbor është shembur këtë të shtunë në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur si “Shkëmbi i Kuq”, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbinjve, lëvizja e mjeteve po zhvillohet vetëm në një korsi dhe me kujdes të shtuar. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po monitorojnë trafikun dhe po drejtojnë qarkullimin për të shmangur rrezikun për drejtuesit e mjeteve. Drejtuesit që udhëtojnë në këtë segment rrugor këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve deri në normalizimin e situatës.
Burimi:
sot.com.al