Shehaj shpallet i pafajshëm për shpifje, gjykata e dënon vetëm për fyerje ndaj Lapajt

Shehaj shpallet i pafajshëm për shpifje, gjykata e dënon vetëm për fyerje ndaj Lapajt

Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për veprën penale të shpifjes, në çështjen e ngritur pas deklaratave të tij ndaj kreut të “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sipas vendimit të GJKKO-së, Shehaj nuk është gjetur fajtor për shpifje, për deklaratat publike ku kishte akuzuar Lapajn se kishte marrë para nga krimi i organizuar. Gjykata vendosi ta shpallë fajtor Shehajn vetëm për veprën penale të fyerjes, duke e dënuar me gjobë në vlerën e 300 mijë lekëve. Në vendim theksohet se akuzat nuk plotësojnë elementët e veprës penale të shpifjes, ndërsa janë konsideruar si fyerje ndaj figurës së Adriatik Lapajt. Kujtojmë se Adriatik Lapaj e kishte paditur Agron Shehajn për shpifje, në lidhje me deklarata publike të këtij të...