Shehaj për punën e SPAK-ut: Ka shumë gjasa që të shkojnë te Edi Rama
Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj thotë se në Shqipëri për herë të parë po dalin para drejtësisë ish-kryeministrat, ish-presidentë, kryetarë bashkie dhe kjo sipas tij tregon edhe rolin e rëndësishëm dhe punën e drejtësisë. Shehaj nënvizon se asnjë vjedhje apo abuzimin nuk ka si të jetë bërë pa dijeninë e Ramës, duke shtuar se kryeministri dhe mazhoranca janë të trembur jo për fatin e Ballukut. ”Është e pamohueshme që pavarësisht opinionit që kemi, apo sa të kënaqur jemi me punën që bën SPAK, ka ndryshim rrënjësor me arritjet e drejtësisë. Unë mendoj që janë faktet që flasin dhe fakt është që në këto 35 vite, ish kryeministra, kryetar bashkie në detyrë, zv/kryeministra ose janë të pandehur për korrupsion, ose janë në hetim ose janë...
Burimi:
kohajone.com