SHBA tregon pse anuloi vizat, DASH për TCH: Pezullimi vazhdon derisa Amerika të bindet se emigrantët nuk do të nxjerrin pasuri nga populli jonë

SHBA tregon pse anuloi vizat, DASH për TCH: Pezullimi vazhdon derisa Amerika të bindet se emigrantët nuk do të nxjerrin pasuri nga populli jonë

Pezullimi i vizave të emigracionit drejt SHBA pritet të prekë një numër të konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë. Por përse në listën e 75 vendeve është vendosur edhe Shqipëria? Kjo ishte pyetja e Top Channel drejtuar DASH. Një zëdhënës i Departamenti i Shtetit në përgjigjen e dhënë tregon arsyen e këtij vendimi. “Departamenti i Shtetit do të pezullojë përpunimin e vizave imigruese për 75 vende, migrantët e të cilave përfitojnë ndihma sociale nga populli amerikan në nivele të papranueshme. Ky pezullim do të mbetet në fuqi derisa SHBA-ja të sigurohet se emigrantët e rinj nuk do të nxjerrin pasuri nga populli amerikan”, ishte përgjigja e DASH për TCH. Dy javë më parë përmes rrjetit të tij “Truth Social presidenti Trump publikoi listën e nacionaliteteve të huaja të...