Shantazhoi punonjësin e administratës për t’i marrë 5 mijë euro, arrestohet gazetari 37-vjeçar

Shantazhoi punonjësin e administratës për t’i marrë 5 mijë euro, arrestohet gazetari 37-vjeçar

Njoftimi i Policisë:  Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve kundër Pronës në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, operacioni i koduar “Portali 1”. Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari. I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë. Shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale dhe ato të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një punonjësi të administratës publike, se ishte shantazhuar nga administratori...