Sfida nis me një gjest të shëmtuar nga tifozët polakë, fishkëllejnë Himnin Kombëtar
Në momentin kur ekipi kuqezi po këndonin bashkë Himnin Kombëtar, tifozët polakë kanë nisur fishkëllimat. Një gjest i shëmtuar nga ana e tifozëve. Shqipëria luan “finalen” e parë për t’u kualifikuar për në Botëror, me kuqezinjtë që do të masin forcat e tyre në Varshavë kundër Polonisë. Porta do të mbrohet nga Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të jetë Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Asllani dhe Shehu, ndërsa Laçi do të luajë më i avancuar.
Burimi:
kohajone.com