Sezoni turistik/Ministri Lamallari: Çdo person që sfidon ligjin dhe rrezikon jetën e pushuesve, do përballet me pasojat

Sezoni turistik/Ministri Lamallari: Çdo person që sfidon ligjin dhe rrezikon jetën e pushuesve, do përballet me pasojat

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, deklaroi sot se siguria e pushuesve në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil, mbetet prioritet i punës së Policisë së Shtetit gjatë sezonit turistik. Sipas ministrit, çdo person që zgjedh të sfidojë ligjin dhe të rrezikojë jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin e lejuar për mjetet lundruese, do të përballet pa kompromis me pasojat. Lamallari theksoi se Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare do të reagojnë menjëherë ndaj çdo shkeljeje të konstatuar në terren, si edhe ndaj çdo denoncimi të bërë nga qytetarët, me synim garantimin e sigurisë përgjatë gjithë sezonit veror.