Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Sërish protestë për banesat në Durrës, preken nga projekti TID në qendrën historike të qytetit
Banorët e prekur nga projekti TID në qendrën historike të Durrësit kanë protestuar sërish këtë të martë para bashkisë, kundër zbatimit të këtij projekti që sipas tyre kërkon t’u prishë banesat e bizneset pa të drejtë, në emër të zhvillimit të zonës. Banorët kërkuan nga Këshilli Bashkiak i Durrësit nisjen e një hetimi për projektin dhe pasojat e tij. Të vendosur për të mbrojtur pronën e tyre, banorët i bënë thirrje SPAK-ut të hetojë mbi këtë projekt dhe ata që e firmosën atë. Prej muajsh, banorët protestojnë kundër shembjes së banesave dhe shpronësimeve që janë larg vlerës reale të tregut. Projekti për transformimin e integruar të Durrësit, zbatohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Sipas hartuesve, projekti synon zhvillimin e parkut arkeologjik dhe turizëm të shtuar...