Serbia hakmerret pas rastit të misrit të kontaminuar, bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

Serbia hakmerret pas rastit të misrit të kontaminuar, bllokohen 20 kamionë me fruta nga Shqipëria

Bllokimi i misrit serb me prani të Aflatoksinës duket se ka ndezur një përplasje të hapur tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë. Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me pretendimin se çdo paletë do ti nënshtrohen analizave laboratorike në territorin serb, duke refuzuar të njohin analizat të kryera në Shqipëri. “Na ka ndodhur një problem me Serbinë na kanë marrë analizë të produkteve. Unë kam dy kamionë, si jnë atje në doganë janë dhe dhjetë kolegë të tjerë që u janë bllokuar kamionat, ata kanë vendosur të marin analizë në çdo paletë dhe jo vetëm kamionët në fund. Ata kanë vendosur se kamioni nuk hapet për 2-3 ditë deri në momentin që del rezultati analizave”, tha Amarildo Shehu,...