Sendet e sekuestruara mbeten peng, AP: Burokracitë krijojnë kosto ekonomike për qytetarët e bizneset
Qytetarë që presin me vite për të rimarrë sendet e sekuestruara, procese gjyqësore që zvarriten përtej afateve të arsyeshme dhe pengesa burokratike që e bëjnë aksesin në drejtësi gjithnjë e më të vështirë. Këto janë disa nga shqetësimet që ngre Avokatit të Popullit, i cili evidenton një sistem ku, përtej reformave dhe investimeve institucionale, qytetarët vazhdojnë të përballen me vonesa dhe procedura të ndërlikuara. Një nga problematikat e evidentuara lidhet me moskthimin në kohë të sendeve të sekuestruara nga organet e procedimit penal. Bëhet fjalë për automjete të bllokuara gjatë hetimeve, telefona celularë, kompjuterë, dokumente apo pajisje pune të sekuestruara si prova materiale në çështje të ndryshme penale. Sipas raportit, në një pjesë të rasteve qytetarët ankohen se, edhe pasi procedimi ka përfunduar ose masa...
Burimi:
sot.com.al